Eurodeputeti Mandl: Plani franko-gjerman do të ketë kuptim vetëm nëse përfundon me njohje
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl po vazhdon të qëndrojë në Prishtinë.
Në vizitën studimore që po e realizon në vendin tonë, Mandl ka gjetur kohë të flasë edhe për planin franko-gjerman.
Sipas tij, ky plan ka kuptim vetëm nëse mbyllet me njohje reciproke. Veç kësaj, ai shtoi se fakti që po diskutohet dhe se ka diçka konkrete në tavolinë.
“Është shumë mirë që po diskutohet për planin franko-gjerman, së paku ka diçka konkrete në tavolinë. Dialogu ka kuptim vetëm atëherë kur krijohen marrëdhënie të mira mes të dyja shteteve, dhe kjo duhet të bëhet përmes njohjes reciproke. Vetëm kështu do të kishte kuptim ky proces i dialogut”, ka thënë eurodeputeti austriak për Tëvë1.