Facebook bëhet pjesë e zgjedhjeve në Kosovë
Kushdo që ka hyrë për herë të parë sot në Facebook e ka parë që në krye të saj qëndron përkujtimi që ky rrjet social iu bën qytetarëve të Kosovës për zgjedhjet.
Facebook jep informacione rreth zgjedhjeve dhe iu jep mundësinë të gjithë përdorueseve që ta shpërndajnë atë në llogarinë e tyre.
Ndryshe, sot në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Këto janë zgjedhjet e shtata më radhë për Kuvendin e Kosovës.
KQZ-ja ka certifikuar 25 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhje me gjithsej 1 067 kandidatë për deputetë.
Në këto zgjedhje numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 937 mijë e 868 votues, ndërkaq numri i qendrave të votimit është 895 me gjithsej 2 547 vendvotime./io