Faj*det: Dosja e Prokurorisë – I dha fajde 7.000 euro për shërim, viktima pagoi 14.000 në Rahovec
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar 30 ditë paraburgim për të dyshuarin M.I., si të dyshuar në një rast për fajde.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera, ceket se ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri me inicialet M.I., në qershor të vitit 2024, e në vazhdimësi në Rahovec, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit H.F. Në atë mënyrë që i dëmtuari për shkak të gjendjes së rëndë financiare pasi i duheshin të holla për shërimin e tij, nga i njëjti merr të holla në shumë prej 7000 € (shtatëmijë euro) i cili për çdo muaj paguan shumën prej 700 € (shtatëqind euro), e që ratën e ardhshme i ka caktuar ta paguaj më së largu deri me datë 21.02.2026”, thuhet në njoftim.

Prokuroria bën të ditur se i dyshuari është arrestuar më 21 shkurt të këtij viti, në momentin kur po pranonte shumën prej 700 eurosh nga i dëmtuari.

Ai dyshohet për veprën penale “Fajdeja” dhe aktualisht ndodhet nën masën e ndalimit 48-orësh. /Insajderi.org/

