Falsifikim i parasë në Prizren
Një rast i gjetjes së parasë së falsifikuar është hasur sërish në një bankë të Prizrenit.
Për dallim nga disa ditë më parë, kur bëhej fjalë për një kartëmonedhë prej 50 euro, tash fjala është për një 500-she, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Sipas policisë, zyrtarët e një banke në Prizren kanë njoftuar se i dyshuari (K-Shqiptar) kishte deponuar një shumë të parave, me ç’rast një kartëmonedhë prej 500 euro dyshohet të jetë e falsifikuar.
Monedha e dyshuar është konfiskuar. /GazetaePrizrenit.net/