Falsifikim parash në Prizren – depozitohen para të dyshuara në bankë
Një rast i falsifikimit të parasë është hapur në Prizren pas raportimit të një zyrtareje të bankës TEB, e cila ka identifikuar kartëmonedha dhe monedha të dyshuara si të falsifikuara, raporton Gazeta Sinjali.
Burime brenda bankës bëjnë me dije se F.B, e punësuar në bankën TEB në Prizren, është detyruar për t’u paraqitur në stacionin policor më 23 maj 2025, rreth orës 14:00, për të raportuar se klientë të bankës kishin dorëzuar kartëmonedha dhe monedha në vlerë prej rreth 600 euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.
Siç mëson Sinjali, pas intervistimit të ankueses, në rast janë përfshirë hetuesit policorë, të cilët në konsultim me Prokurorin e Shtetit kanë iniciuar procedurë penale për veprën: “Falsifikim i parasë”.

