23-11-2024

Familja Dehari vjen sot në Prizren për të kërkuar rezultatet e ekspertizës

Familjarët e Astrit Deharit, ish-aktivistit të Vetëvendosjes që ndërroi jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren do të vijnë sot në Prokurorinë Themelore të kësaj komunë për të kërkuar raportin e ekspertizës që një ditë më parë erdhi nga Zvicra, shkruan Gazeta Express.

Kështu kanë bërë të ditur për Express-in nga Lëvizja Vetëvendosje.

Një ditë më parë Express ka raportuar se familja Dehari, përmes avokatit Tomë Gashi kanë kërkuar që të ju përcillet ekspertiza përmes një shkrese dërguar Kryeprokurorit Aleksandër Lumezit e Prokurorisë në Prizren.

Se ekspertiza është kryer ka lajmëruar përmes një konference për media Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala.

“Sot kemi pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës së rastit të Astrit Deharit nga Instituti në Lozanë të Zvicrës. Nuk e dimë çka ka përbrenda, sot është dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit. Ne këtë do t’ia dorëzojmë prokurorit të rastit që do ta hapë dhe do të dorëzohet për përkthim”, ka thënë Shala. /GazetaExpress/

Asnjë koment

Comments are closed.