“Familja është e para”, Taulant Xhaka ndan fotot e adhurueshme nga pushimet
Këto ditë fund gushti futbollisti i njohur Taulat Xhaka, po pushon me partneren e tij Arbnora dhe djalin e tyre.
“Familja e para”, shkruan futbollisti duke ndarë një foto familjare, ku dy prindërit e ulur me djalin në mes, shohin të voglin e tyre.
Klevisi i vogël duket se është rritur paksa, duke i mbushur me gëzim prindërit e rinj.
Familja po pushon për disa ditë në liqenin e Komos në Itali, ku duket se po relaksohen.
Nga ana e tij Taulanti duket mjaft i lidhur me vogëlushin, i cili erdhi në jetë në muajin mars.
Ndërkohë teksa Arbnora ishte shtatzënë, çifti u celebruan, pasi pritja e ëmbël ua anuloi planet për dasmë. /noa.al/ GazetaePrizrenit.net