Familjarët e të rrahurve në Novi-Sad kërkojnë paraqitjen e incidenteve në Bruksel (video)
19-vjeçari, Çlirim Maloku, kishte shkuar në Novi Sad për të ndjekur zakonin familjar, të punonte në një furrë atje, raporton KTV.
Por, babai i tij, Kamberi, është befasuar e tronditur kur ka dëgjuar për rrahjen brutale që i ndodhi djalit të tij, derisa thotë se nuk ndihet i sigurt që ai të punojë atje.
E, menjëherë pasi është përmirësuar gjendja shëndetësore e Çlirimit, ai kontaktin e parë përmes telefonit e ka pasur me babanë e tij.
Por, Kamberi është i zhgënjyer me autoritetet kosovare.
Teksa përmend reagimet e zyrtarëve serbë atje, Kamberi kërkon nga liderët institucionalë që incidentet e tilla t’i paraqesin në bisedimet në Bruksel.
Megjithatë, ka qenë kryeministri Ramush Haradinaj ai që ka kërkuar nga kosovarët të jenë të kujdesshëm.
Ndërkohë, policia e Novi Sadit për sulmin ndaj dy kosovarëve ka arrestuar katër persona të dyshuar, ka njoftuar ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq.
Ai shtoi se ndonëse hetimi i deritanishëm, përfshirë bisedat me të dyshuarit dhe njërin prej viktimave, tregon se ky incident nuk u nxit nga urrejtja etnike, policia do të hetojë të gjitha detajet me shumë kujdes deri tek e vërteta finale.Kosovarët ishin rrahur në natën mes së shtunës e së dielës në Novi Sad.