24-11-2024

Familjarët e viktimave të masakrave në Suharekë të pakënaqur me dënimin (VIDEO)

Në marsin e 1999’ës, një ditë pasi kishin nisur bombardimet e NATO-s, në fshatin Terrnjë të Suharekës u vranë 46 civilë.

Masakër më e madhe u bë në familjen e Bekim Gashit. Atij iu vranë 22 familjarë, në mesin e të cilëve katër motrat dhe nëna.

Nëntë vjet pas masakrës, në vitin 2008 Gashi dorëzoi një padi në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd kundër Brigadës së  Motorizuar 549 i ndihmuar nga Natasha Kandiq.

Vendimi për të akuzuarit u mor një ditë më parë, por për Gashin dënimi është qesharak.

 

Asnjë koment

Comments are closed.