Fatmir Krasniqi zgjedhet mbikëqyrës i Gjykatës së Dragashit
Këshilli Gjyqësorë i Kosovës (KGJK) në mbledhje e 331 të mbajtur të enjten, me nëntë vota për një kundër është vendosur që gjykatësi Fatmir Krasniqi të jetë mbikëqyrës në Gjykatën Themelore Prizren-dega në Dragash, mandati i të cilit do të fillojë më 1 shtator 2024 dhe do të zgjasë 5 vite.
Paraprakisht, anëtari i KGJK-së, Artan Abazi njoftoi se pas procedurave të shpallura sipas konkursit të KGJK-së ka aplikuar vetëm një kandidat për këtë pozitë dhe se kandidati Fatmir Krasniqi ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara për emërim, raporton “Betimi për Drejtësi”.