20-02-2025

Fatmir Spahiu thotë se Kosova i zvogëlon figurat: I majmë si kah mahalla, ju hyjmë bager

Aktori Fatmir Spahiu, i njohur në publik si Bufi, tha se në vendin tonë “janë mjeshtër për me i zvogëlu gjigantët”.

Ai tha se ka shumë momente kur harrojmë për figura të dimensioneve botërore.

“Unë mendoj që na shpesh harrojmë periudha sidomos pas Luftës së Dytë Botërore nëpër çfarë periudha kemi kalu dhe kemi alamet figura të dimensioneve botërore të cilat i mbajmë si kah mahalla, dmth i zvogëlojmë gjigantët tanë dhe jemi mjeshtër për me i zvogëlu gjigantët tanë”, tha aktori në Pressing, transmeton Express.

“Hala pa ja u maru përmendoren, ju hyjmë bager”, tha ai.

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.