FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Assane Diatta
FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të krahut, Assane Diatta, pak ditë para mbylljes së afatit kalimtar.
Futbollisti senegalez vjen për edicionin e ri, duke sjellë eksperiencë dhe cilësi shtesë në repartin ofensiv.
Në edicionin e kaluar, Diatta luajti për Gostivarin në Maqedoninë e Veriut, ku në 25 ndeshje shënoi 2 gola dhe dha 3 asistime. Ai ka luajtur më parë edhe në Turqi me Karşıyaka SK.
Përforcimi i ri pritet të rrisë konkurrencën në skuadër dhe t’i ofrojë trajnerit Qatip Osmani një alternativë më shumë në fazën sulmuese. Ky transferim është pjesë e planeve të Malishevës për të forcuar skuadrën, me synim paraqitje të forta në Superligë, pas dy viteve që klubin e mbylli në vendin e tretë.