28-08-2025

“Fëmija është tërhequr zvarrë disa metra …” – SHSKUK jep detaje për 5-vjeçarin që u kafshua nga ujku në Brod të Shtërpcës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Brod të Shtërpcës, ku një ujk ka sulmuar një fëmijë 5-vjeçar në oborrin e shtëpisë së tij.

I mituri është dërguar fillimisht në qendrën emergjente në Ferizaj, e më pas në QKUK për trajtim më të specializuar.

Lidhur me këtë ka dhënë detaje edhe SHSKUK-ja, duke bërë të ditur se sipas familjarëve, fëmija është sulmuar nga një ujk dhe është tërhequr zvarrë disa metra nga oborri i shtëpisë.

“Pas pranimit në Klinikën Emergjente, ka marrë trajtimin e parë mjekësor dhe janë kryer ekzaminimet e nevojshme fillestare. Aktualisht, fëmija është pranuar dhe po merr trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku gjendja vlerësohet stabile”, thuhet në njoftim.

Po ashti siç bëhet e ditur në njoftim janë dhënë vaksinat, sipas protokollit, si dhe është konsultuar Psikologu Klinik për vlerësimin dhe mbështetjen e gjendjes emocionale të fëmijës.

“Pavarësisht gjendjes stabile, për arsye të monitorimit dhe mundësisë së ndryshimeve eventuale, pacientja do të qëndrojë për disa ditë në klinikë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.