Fëmija i parë i vitit 2025 në Spitalin e Prizrenit, një vajzë
Në Spitalin e Përgjithëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, në orën 08:30, të datës 1 janar 2025, një nënë nga komuna e Suharekës solli në jetë fëmijën e saj të parë për këtë vit, njofton Spitali rajonal përmes një postimi në Facebook.
“Foshnja është e gjinisë femër, me një peshë prej 4300 gramësh dhe është fëmija i dytë i nënës 35 vjeçare. Lindja është realizua në mënyrë natyrale nën kujdesin e ekipit kujdestarë: Dr. Shukri Lecaj, gjinekolog-obstetër, Dr. Fisnik Sinani, gjinekolog-obstetër, dhe mamitë: Selvete Krasniqi, Adriana Jelliqi dhe Miradije Halili.
Në shenjë urimi, nëna e foshnjës, e cila pati privilegjin të sjellë në jetë fëmijën e parë të vitit, u nderua me një buqetë lulesh’, thuhet në joftim, raporton Gazeta e Prizrenit.