22-11-2024

Femra që u kap nga Policia për hajni në Prizren, kishte revole lodër

IndeksOnline ka raportuar pak më parë rreth një tentim-vjedhjeve në Prizren.

Kësaj radhe ishte një femër e cila, me armë hyri në një barnatore, por që e njëjta u kap më pas nga Policia e Kosovës.

IndeksOnline ka siguruar edhe pamjet ku hajdutja futet në veturën e policisë, ndërsa të njëjtës i konfiskohet edhe arma e zjarrit, e cila sipas policisë thuhet se ishte lodër.

 

 

Këtë  e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 19:00 në rrugën Ismail Kryeziu pronarja e një barnatores ka raportuar për një rast të vjedhjes, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një femër viti i lindjes 1990, e cila ka qenë me maskë dhe një armë lodër”, tha ai.

Asnjë koment

Comments are closed.