Femrat prijnë nga të porsalindurit në Prizren
Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar nëntë raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Sa i përket gjinisë prijnë vajzat, por jo në numër shumë të madh, pasi nga numri i përgjithshëm një është me shumë se djemtë.
Krahasuar me ditën paraprake, kur janë regjistruar 13 raste, sot ka një rënie të numrit të lindjeve.
Karakteristikë është se gati gjysma e lindjeve apo katër sosh janë me prerje cezariane (me operim), që kohët e fundit po preferohet gjithnjë e më shumë, sidomos nga nënat e reja. /GazetaePrizrenit.net/