Femrat prijnë për nga numri i të lindurve gjatë fundjavës
Raporti i lindjeve për tri ditët e shkuara në Spitalin e përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa ” Prizren, reparti obstetrik (salla e lindjes):
Numri i përgjithshëm i lindjeve për të premten, të shtunën dhe të dielën ka qenë 32. Të premten dhe të dielën ka pasur numër të njëjtë të lindjeve 13 sosh, ndërsa të shtunën vetëm 6 raste, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.
Edhe gjatë fundjavës që shkoi numrin më të madh të të lindurve e përbëjnë foshnjat femra, por kësaj radhe vetëm dy me tepër se meshkujt, numri i të cilëve është 15.
Prej numrit të përgjithshëm të lindjeve, kësaj radhe ka pasur më pak apo vetëm 7 raste të lindjes me operacion. /gazetaeprizrenit.net/