26-05-2025

Fenerbahçe triumfon në Euroligë, fiton titullin e dytë evropian

kuadra turke e basketbollit, Fenerbahçe, ka shkruar historinë duke fituar titullin e saj të dytë në Euroligë, garën më prestigjioze të klubeve në basketbollin evropian.

Në finalen e zhvilluar të dielën mbrëma në Abu Dabi, Fenerbahçe arriti një fitore bindëse ndaj Monacos me rezultat 81:70, duke rikthyer trofeun në vitrinat e saj pas një performance dominuese.

Nigel Hayer-Davis ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, duke udhëhequr ekipin turk me 23 pikë dhe 9 kërcime, ndërsa kontribuoi vendimtar në fazat kyçe të takimit.

Në rrugëtimin drejt finales, Fenerbahçe e mposhti Panathinaikosin në gjysmëfinale me rezultat 82:76, ndërsa Monaco eliminoi Olympiacosin me shifrat 78:68.

Për Fenerbahçen është titulli i dytë në Euroligë.

Asnjë koment

Comments are closed.