28-11-2025

Festa e Flamurit, spektakël dronësh në qiellin e Vlorës

Spektakël dronësh ka pasur mbrëmjen e sotme në qiellin e qytetit të Vlorës.

Teksa organizimet për shpalljen e pavarësisë vijojnë, qindra banorë të Vlorës, por dhe qytetarë të ardhur nga trevat e vendit kane ndjekur performancën e dronëve.

Në pamje duket Shqiponja dykrenare me rastin e 113 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Nga ana tjetër, koncerti festiv po vijon për qytetaret e Vlorës.


 

Asnjë koment

Comments are closed.