Festa e prizrenasve: Bashkimi mundi Pejën, kalon në gjysmëfinale
Bashkimi mundi Pejën 64-73, ndersa Sigal Prishtina është skuadra e fundit që është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pasi mundën Proton Cable – Prizreni me rezultat 108:90 (17:26, 34:25, 35:21, 22:18).
Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë dhe në dhjetë minutat e fundit ruajtën epërsinë dhe fituan 108:90.
Te Sigal Prishtina më i miri ishte Dardan Berisha me 27 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime, kurse te Proton Cable Prizreni më të mirët ishin Ty Cockfield me 21 pikë e gjashtë asistime dhe Arti Hajdari me 23 pikë.
Në gjysmëfinalen e së enjtes do të ndeshet Bashkimi – Sigal Prishtina. / Gazeta e Prizrenit