Festa me pare në Malishevë, inspektorit i del problem
Inspektori i ndërtimit, Driton Krasniqi, thotë se paratë që i përdori në festë nuk janë të vërteta
U pa teksa në dorë mbante një grumbull parash. Por këto para, inspektorit për ndërtim ne Komunën e Malishevës, Driton Krasniqi, i nxorën problem.
Në një video qe po qarkullon në internet, zyrtari komunal shihet tek feston mes miqsh në një tavolinë të mbushur me euro, raporton T7.
Por, këto para, sipas Krasniqit, nuk janë te vërteta. Krasniqi thotë se letrat e tilla në formë të parasë, mund të blihen në dyqanet e vendit ku jeton.
E, tani janë në bisedim me prokurorin, nëse rasti do të trajtohet nga ata, apo Drejtoria e Krimeve ekonomike.