24-11-2024

Festohet me verë 107 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, ambasada në Prishtinë s’e anulon ceremoninë pas tërmetit

Sot, në Prishtinë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë ka organizuar një ceremoni për shënimin e 107 vjetorit të pavarësisë.

Kjo ceremoni u mbajt edhe nën shoqërimin e verës e pijeve tjera, pavarësisht tragjedisë që ngjau në Shqipëri, ku një tërmet i fuqishëm dhe vdekjeprurës i mori jetën 21 personave dhe la shumë të tjerë të lënduar.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, si dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. /GE

Asnjë koment

Comments are closed.