Festojnë me armë në aheng, policia ua konfiskon
Një armë automatike, një pistoletë dhe disa fishekë janë konfiskuar nga policia në Suharekë
Njoftohet se kjo është bërë pasi raportimeve pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
“Nga dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar janë gjetur dhe sekuestruar : një AK-47, një pistoletë dhe dhjetë (10 ) gëzhoja”, njoftoi policia.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net/