FFK: Menaxherët e futbollistëve duhet të kenë licencë për të kryer transferimet
Menaxheri, është njëri ndër figurat më të rëndësishme tek karriera e një futbollisti.
Ashtu si në gjitha vendet tjera, ashtu edhe në Kosovë, lojtarët përfaqësohen me agjentë të ndryshëm.
Ky njoftim vie pas rregullave të reja ne FIFA.
Njoftimi i plotë:
Njoftohen të gjithë agjentët e lojtarëve, se nga janari 2023 kanë hyrë në fuqi rregullat e reja për agjentët e lojtarëve.
Që nga 1 tetori 2023, çdo individ që ofron shërbime agjenti për një klient duhet të ketë licencën e lëshuar nga FIFA në përputhje me FFAR.
Për t’u pajisë me këtë licencë, duhet të përfundohet provimi online i organizuar nga FIFA që do të mbahet në shtator 2023.
Për më shumë informata mund të klikoni në platformën online: Agents.fifa.com. / FO