FIFA: Dekada magjike e Shaqirit në turnetë e mëdha
Dhjetë vjet më parë, Xherdan Shaqiri, filloi një kapitull të ri në historinë e futbollit zviceran duke u paraqitur për herë të parë në Kupën e Botës “Afrika e Jugut 2010”, shkruan në fillim të shkrimit të gjatë të FIFA-s kushtuar Xherdan Shaqirit.
Shaqiri shënoi “hat-trick” kundër Hondurasit dhjetë vjet më parë. Që atëherë sulmuesi ka shënuar në çdo turne të madh.
Për të nderuar Shaqirin, FIFA publikoi disa nga momentet e tij më të bukura nga dhjetë vjetët e madhështisë së tij në turnetë e mëdha.
“Është vërtetë e veçantë dhe diçka për të cilën jam shumë krenar”, tha Shaqiri për ecurinë e tij të pabesueshme.
“Është ndenja më e mirë të shënosh një gol për vendin tënd”.
Shaqiri për Zvicrën ka shënuar 32 gola në 124 ndeshje për helvetikët nga viti 2010.