FIFA i jep Ronaldos një lamtumirë heroike pas eliminimit në Kupën e Botës
Cristiano Ronaldo shpërtheu në lot pas eliminimit 1-0 të Portugalisë ndaj Marokut të shtunën në çerekfinale të Kupës së Botës FIFA 2022 në Katar.
Ronaldo, 37 vjeç, ndoshta do të pensionohet pa fituar kurrë trofeun më të rëndësishëm të sportit.
Ylli portugez hyri si zëvendësues kundër Marokut me skuadrën e tij tashmë prapa dhe nuk ishte në gjendje të parandalonte eliminimin.
Pas fishkëllimës së fundit, Ronaldo doli me shpejtësi nga fusha dhe nisi të qante rrugës për në dhomat e zhveshjes.
CR7, i cili mori pjesë në Kupën e tij të pestë Botërore, luajti ndeshjen e tij të 196-të ndërkombëtare, një rekord që ai tani e ndan me Bader Al-Mutawa të Egjiptit.
FIFA ndau një video në Twitter duke e nderuar CR7, duke theksuar disa nga momentet e tij më të mira në Kupën e Botës.
“Një mit. Një legjendë. Një makinë. Faleminderit, Cristiano “, ka shkruar FIFA./EP