Fillimi i vitit të ri shkollor, Nagavci: Po synojmë që ky proces të nisë me prezencë fizike
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka ftuar të gjithë punëtorët e arsimit që vaksinohen, ndërsa theksoi se meqë vendi është në situatë pandemie, paraprakisht duhet të plotësohen kushtet për fillim sa më të mbarë të vitit shkollor.
Lexoni të plotë postimin:
“Të nderuar mësimdhënës, drejtorë shkollash e staf tjetër i institucioneve edukativo-arsimore, të dashur studentë.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë e IKSHP-së, numri i stafit arsimor të vaksinuar përfshirë ata në arsimin parauniversitar, në arsimin e lartë si dhe studentët është 55.094 derisa dy javë më parë kjo shifër ka qenë 29.878.
Bazuar në këto të dhëna shihet se ditëve të fundit ka pasur një rritje të interesimit për t’u vaksinuar.
Meqë jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe atij akademik, ftoj edhe njëherë të gjithë punëtorët e arsimit që të vaksinohen.
Ne jemi gati për fillimin e vitit të ri shkollor dhe atij akademik dhe po synojmë që ky proces të nis me prezencë fizike.
Meqë jemi në situatë pandemie, paraprakisht duhet t’i plotësojmë kushtet për një fillim sa më të mbarë. Prandaj vaksinohuni.
Suksese të gjithëve e na priftë e mbara!”.