11-09-2025

Fillojnë matjet për Rindërtimin e Kadastrit në Zonën Kadastrale Lez të Prizrenit

Më datë 2 shtator të këtij viti kanë filluar zyrtarisht matjet për Rindërtimin e Kadastrit në Zonën Kadastrale Lez, Komuna e Prizrenit.

Siç bëhet e ditur në njoftimin zyrtar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës ky proces tërësor përfshin regjistrimin fillestar të pronave dhe është pjesë e një angazhimi më të gjerë institucional për të siguruar një regjistrim të saktë, të plotë dhe transparent përmes Rindërtimit të Kadastrit.

“Qytetarët e kësaj zone kanë treguar pjesëmarrje aktive që në ditën e parë të matjeve, duke dhënë kontributin e tyre të drejtpërdrejtë në identifikimin dhe përfshirjen e çdo parcele, me qëllim të garantimit të të drejtave pronësore dhe përmirësimit të shërbimeve kadastrale”, thuhet tutje në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.