Fillon aksioni për pastrimin e Lumbardhit në Prizren
Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Prizrenit sot ka filluar aksionin e pastrimit të lumit Lumbardh dhe largimit të mbeturinave përreth shtratit të tij.
Pjesa e lumit e cila do të pastrohet nga mbeturinat do të jetë nga pjesa e Marashit e deri te Parku i Qyteti me një gjatësi prej 2.5 kilometra.
Komuna e Prizrenit gjithashtu ka bërë të ditur se tashmë kanë nënshkruar edhe lotin 3 të kontratës për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve të komunës me KRM Ekoregjioni.