Fillon ndeshja me Bullgarinë, Kosova gati ta shkruaj historinë
Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë eliminatore për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
“Dardanët” janë nikoqir i Kombëtares së Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Zëri.
Ndërkaq, tashmë ka filluar ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë.
Kosova luan në kuadër të grupit A, ku garojnë edhe Mali i Zi, Çekia dhe Anglia.
Skuadra e Bernard Challandes është e kompletuar në këtë ndeshje pas rikuperimeve të Benjamin Kolollit e Hekuran Kryeziut./
Kosova sapo pati (Rashica minuta 9) një moment të volitshëm për të shënuar./Zëri/