25-11-2024

Fillon protesta e thirrur kundër Asociacionit

Ka filluar protesta e dhjetëra qytetarëve të thirrur nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja në qendër të Prishtinës. Me pankarta në duar ata janë drejtuar drejt ndërtesës së qeverisë.

Mirëpo, ajo që iu ka rënë në sy të gjithëve kanë parrullat e shkruara me gabime drejtshkrimore, si: “Në emerë të popllit shçiptar kundër Asosacionit me shumic serbe”, raporton EO.

Kjo protestë po mbahet, ndërkohë që në Ambasadën Amerikane u mbajt takimi me përfaqësues të lidershipit dhe opozitës dhe shoqërisë civile për të diskutuar hapat e procesit për themelimin e Asocacionit të Komunave me shumicë serbe.

Asnjë koment

Comments are closed.