Fillon shpërndarja e shujtave ushqimore për filloristët në shkollat e komunës së Prizrenit
Në komunën e Prizrenit filloi 𝒔𝒉𝒑𝒆̈𝒓𝒏𝒅𝒂𝒓𝒋𝒂 𝒆 𝒔𝒉𝒖𝒋𝒕𝒂𝒗𝒆 𝒖𝒔𝒉𝒒𝒊𝒎𝒐𝒓𝒆. Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka me bashkëpunëtorë ka bërë shpërndarjen e shujtave të para për nxënësit e klasave parafillore dhe të klasave 1-5 në shkollat fillore “Haziz Tola” në Prizren, “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur dhe “Meto Bajraktari” në Reçanë.
Haskuka deklaroi se brenda këtyre shujtave ushqimore, përfshihen: kifle të llojeve të ndryshme, me paketime higjienike për 5 ditë të javës, si dhe nga një qumësht një herë në javë.
“Duke theksuar se ky projekt ka qenë një prej premtimeve të tij, kryetari Haskuka njoftoi se do të vazhdojë të punojnë në të mirën e qytetarëve, e në veçanti të fëmijëve, të cilët janë bazamenti i një të ardhmeje të ndritur për shtetin!”.
Sipas zyrtarëve, në këtë projekt përfshihen mbi 13 mijë nxënës fëmijë./GazetaePrizrenit