23-11-2024

Fillon sinjalizimi i rrugëve në Rahovec

Në Komunën e Rahovecit, kanë nisur punimet në projektin për sinjalizimin horizontal dhe vertikal të rrugëve.Ky projekt do të zbatohet nëpër disa rrugë duke u bazuar edhe në kërkesat e qytetarëve.

Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike ka potencuar se kompania e kontraktuar nga Komuna, fillimisht është duke bërë piketimin në disa prej rrugëve kryesore të Komunës, si në rrugën “Xhelal Hajda-Toni” nga hyrja kryesore e qytetit në drejtim të rrugëve rajonale, Rahovec-Drenoc.

Krasniqi thotë se në kuadër të këtij projekti, duke u bazuar në planin dhe kërkesat e qytetarëve, do të bëhet edhe vendosja e pengesave në rrugë, tabelat informuese për vendbanimet dhe tabelat për ruajtjen e mjedisit.

Mbikëqyrja e realizimi të këtij projekti do të bëhet nga Drejtoria për Shërbime Publike, Drejtoria për Punë Inspektuese, Policia e Kosovës dhe ekspert nga fusha e komunikacionit./ Koha.net.

Asnjë koment

Comments are closed.