23-11-2024

Fillon zhvendosja e Ministrisë së Kulturës në Prizren

Nga sot, 15 deri më 20 janar 2019 është koha kur një pjesë e Ministrisë së Kulturës pritet të zhvendoset në qytetin e Prizrenit.

Zhvendosja e MKRS brenda këtyre datave është përmendur nga i pari i MKRS-së, Kujtim Gashi gjatë konferencës së fund-vitit, i cili duke arsyetuar dështimin e Ministrisë për bartjen e një pjese të MKRS duke përfshirë kabinetin ministrit dhe disa dikastereve të kësaj ministrie, shkruan kallxo.com.

Ministri Gashi ka pohuar se MKRS ka qenë e përkushtuar që një pjesë e kabinetit ministrorë dhe dy departamente – ai i Kulturës dhe Trashëgimisë të transferohen në Prizren, por, siç ka pohuar ai më tej për shkak të problemeve objektive kjo nuk është arritur të bëhet gjatë 2018.

“Komuna e Prizrenit nuk ka rritur me kohë të ofroj objektet që ne të zhvendosemi atje, kurse në kohën fundit pas bartjes së objektit për shfrytëzim për ministrinë neve na është dashur një renovim dhe pajisje me mjetet të nevojshme dhe tashmë gjithçka është gati dhe diku mes datave 15 deri më 20 janar do ndodhë edhe ceremonia e zhvendosjes”, ka deklaruar ministri Gashi.

MKRS, kishte dhënë disa data gjatë vitit 2018 për zhvendosjen e një pjese të kësaj Ministrie në Prizren, por nuk ishte arritur t’ i përmbahet asnjërës./kallxo.com

Asnjë koment

Comments are closed.