Fillon zyrtarisht dimri
Zyrtarisht stina e dimrit në Kosovë filloi të premten, pak pas orës 23:00. Derisa në Prizren ka më pak borë, pjesën tjetër të komunës dhe rajonit, e sidomos pjesët malore, kësaj radhe dimri i gjen të mbuluara me jorganin e bardhë, që karakterizon stinën më të ftohtë.
E shtuna do të jetë dita më e shkurtër e vitit, ndërsa nata më e gjata.
Dielli nesër lind në 07.02 min., dhe perëndon në 16.05.
Në të njëjtën kohë për banorët e hemisferës jugore të Tokës fillon vera.