25-11-2024

Finalizohen disa projekte të ambasadës bullgare për arsimin prizrenas

Sot, me rastin e përfundimit të projekteve për ndërtimin e rrethojave të terrenit sportiv dhe oborrit të gjimnazit në fshatin Romajë të Hasit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka me bashkëpunëtorë kanë pritur në takim ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev.

Në njoftimin e Komunës, thuhe se me këtë rast, kryetari Haskuka ka falënderuar ambasadorin Gudjev për mbështetjen e ofruar nga Ambasada Bullgare, si financues i këtij projekti, si dhe për mbështetjen në projekte tjera, si ajo e kabineteve të fizikës dhe të astronomisë, në gjimnazin “Gjon Buzuku”.

Gjatë këtij takimi ambasadori Gudjev ka shprehur mirënjohjet e tij për mbarëvajtjen dhe realizimin e shpejtë të punimeve për përfundimin e projektit përkundër pandemisë, si dhe shprehu gatishmërinë e tij për vazhdimin e këtij bashkëpunimi me Komunën e Prizrenit./GazetaePrizrenit

Imazhi mund të përmbajë: jashtë

Asnjë koment

Comments are closed.