Fisnik Asllani shkëlqen me hat-trick – ia siguron fitoren e madhe Elversbergut
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ka qenë njeriu i ndeshjes në fitoren e madhe të Elversbergut ndaj Hannoverit, në kuadër të Bundesliga 2.
Me një paraqitje mbresëlënëse, Asllani realizoi tri herë – në minutat 55’, 78’ dhe 90+8’, duke i siguruar skuadrës së tij fitoren si mysafire me rezultat 1:3.
Ky sukses i rëndësishëm e ngjit Elversbergun në pozitën e tretë të tabelës, duke e mbajtur të gjallë garën për inkuadrim në elitën e futbollit gjerman.
Në anën tjetër, Hannover mbetet në pozitën e tetë, derisa kreu i tabelës vazhdon të mbahet nga Hamburger SV.