25-07-2025

Fitoi kompania me çmim prej 91 mijë euro më e shtrenjtë – Komuna e Prizrenit akuzohet për shkelje në tenderin e ndërtimit të tregut të gjelbër

Ndërtimi i tregut të gjelbërt dhe parkingut nëntokësor, Prizrenit do i kushtojë mbi 1 milionë euro. Komuna që udhëhiqet nga Shaqir Totaj, tenderin për ndërtim ia besoi kompanisë me të shtrenjtë. Ndaj, kësaj komune janë dorëzuar edhe ankesa në Gjykatën e Tenderëve për një sërë shkeljesh, shkruan Gazeta Insajderi

Me, 04.07.2025, Komuna e Prizrenit ka njoftuar se për vendimin lidhur me kontratën “Ndërtimi i tregut të gjelbërt dhe parkingut nëntokësor në Prizren projekt trevjeçar”.

Sipas njoftimit të publikuar në e-prokurim, kompanitë fituese janë: GOE; ARCHITIME SH.P.K Pro & Co Group Sh.p.k.

Vlera totale e kontratës është 1,267,540.03 EURO.

Në dosje, thuhet se më këto para do të rregullohet komplet infrastruktura në tregun e gjelbërt dhe rregullimi i parkingut nëntokësor.

Komuna, kur dha kontratën ka refuzuar ofertuesin më të lirë.

Ankesa ndaj Prizrenit për shkelje të ligjit

Një kompani që kishte ofertuar për 91 mijë euro më lirë se operatori që u shpall fitues është ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Në ankesë thuhet se Komuna e Prizrenit, veproi dëmshëm për interesin publik

Ndonëse oferta jonë ishte më e ulët, përkatësisht1,175,555.55 EUR, duke e dëmtuar jo vetëm konkurrencën e ndershme, por edhe buxhetin e Komunës me 91,984.48 EUR më shumë dhe për më teper konsiderojmë që vendimi i datës 04.07.2025 për shpërblimin e OE-së “G-Project & Froni 1 Sh.p.k” është i jashtëligjshëm, diskriminues dhe i dëmshëm për interesin publik”.

Aty thuhet se fituesi është shpallur me një dokumentacion të paplotë duke cenuar ligjshmërinë e procedurës dhe barazinë në konkurrim.

AK ka lejuar që aktiviteti të zhvillohet me paramasa të paplota, duke pranuar oferta mbi bazë të
pasaktë dhe jokrahasuese. AK ka shpallur fitues një OE mbi bazë të një tenderi me mangësi, që cenon ligjshmërinë e procedurës dhe barazinë në konkurrim

Por jo vetëm kjo, AK ka shkelur parimet themelore të LPP-së, ku në DT konkretisht në Paramasën e punëvekemi mungesë të njësisë matëse te një pozicioni. Për më tepër, ky aktivitet i prokurimit është lejuar të vazhdojë me këtë gabim thelbësor dhe është shpallur një OE fitues mbi një dokumentacion të paplotë dhe potencialisht të pasaktë“, thuhet në ankesë.

Përveç mangësive në dokumentacionin e tenderit, njësia matëse, aty thuhet se Komuna e Prizrenit ka përdorur qëllimisht dokumentet nga aktivitete të tjera të prokurimit.

Theksojmë me shqetësim të madhdhe një sjellje të përsëritur dhe të papranueshme të Autoritetit Kontraktues (Komunës së Prizrenit): Përdorimi i qëllimshëm i dokumenteve nga aktivitete të tjera të prokurimit për të na diskredituar. Në vendimin e datës 04.07.2025, Autoriteti Kontraktues ka përfshirë dokumente dhe pohime të aktiviteteve të tjera të mëparshme të prokurimit (ku kemi ofertuar si OE), duke aluduar në akuza të pabazuara për falsifikim, të cilat“, thuhet ndër të tjerash.

Lexo edhe:

Selmanaj godet qeverisjen lokale në Prizren: Nuk kanë qeverisur Kryetaret, por grupet e interesit

Asnjë koment

Comments are closed.