19-09-2024

Fiton prizrenasi Gjoni Palokaj në MMA, mund çekun Pokory ( Video )

Palokaj me prejardhje nga Prizreni, pjesë e Klubit Fightschool Hannover, ka shënuar fitore ndaj çekut, Jaroslav Pokory në kategorinë 66 kg në MMA, duke e mundur në raunde, ate i cili nuk kishte asnjë disfatë për 26 meqe në Çeki.

Meqi u mbajtë në Gjermani në ‘Rudolf Weber Arena’, në Oberhause, që e ndoqën rrethë 15 mijë shikues. Pokory, cilësohej si kundërshtar i vështirë ngase, rangohej në vendin e 5-të në Octogon. Mirëpo, Gjoni ishte tejet i disiplinuar dhe e mundi me pikë kundërshtarin, duke fituar në tre raunde.

Prizrenasi, ka ambicie të kaloi në UFC, por pasiqë ka nënshkruar me Oktagon, i duhet të bëjë dhe një meq e më pas kalon në kategorin UFC, pasiqë pas meqit me çekun, ishte në Miami te American Top Tem.

“Falenderoj, gjithmonë bashkëtatëdhetarët e mi që më përkrahin kudo dhe në numër të madhë. Kështu ishte dhe në meqin e fundit ndaj çekut, në Oberhausen ku me përkrahjen e tyre arrita fitore”, ka thënë të enjten Palokaj, duke shtuar se është krenar që është shqiptar (me origjinë nga Velezha e Prizrenit), ndonëse ka lindur dhe është rritur në Gjermani.

 

Asnjë koment

Comments are closed.