Fitore bindëse e kampionit në Suharekë
Trepça fitoi bindshëm në Therandë ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 69:98 (19:17, 12:35, 19:22, 19:24), në javën e 11-të të ProCredit Superligës.
Sfida faktikisht u vendos në periudhën e dytë, ku mysafirët ishin bindshëm më të mirë në sulm dhe mbrojtje, duke u shkëputur dhe epërsinë nuk e lëshuan deri në fund, njofton FBK, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Antwan Scott u dallua te vendasit me 20 pikë, pesë kërcime e dhjetë asistime, ndërsa te mysafirët u dalluan Seketoure Henry me 25 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime dhe Mikaile Tmusiq me 20 pikë e katër asistime.
Golden Eagle Ylli ka tri fitore e tetë humbje, ndërsa Trepça shtatë fitore e tri humbje.
