Skuadra e Lirisë nga sezoni i ardhshëm do të bëjë gara në Superligën e Kosovës, pasi në barazh e mposhti Ferizajn, pas ekzekutimit të penaltive.
Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, krijoi spektakël nga të dyja ekipet në fushë, por që asnjëra nuk gjeti golin brenda 90 minutave.
Liria në penallti fitoi me rezultatin 3:0, teksa vlen të theksohet se portieri Drilon Hodaj bëri dy pritje, duke qenë kështu vendimtar në triumfin e skuadrës së tij.
Njashtu edhe në vazhdime, dhe u deshën penaltitë që të merret vesh skuadra që do të luaj në Superligën e Kosovës.
Nga Liga e Parë, do të inkuadrohen edhe Fushë Kosova dhe Feronikeli.
Ndërsa nga Superliga ra Drenica Trepça ’89 dhe sot Ferizaji. /KK