27-11-2024

Fjalët u bën realitet: Grupi më i madh i hakerave hakojnë web-faqen e Vuçiqit

Pa kaluar as edhe një javë nga kërcënimi ndaj Aleksander Vuçiq i bërë nga grupi i hakerave “Anonymous” sot këta të fundit kanë “thyer” web-faqen e këtij të fundit, vucic.rs.
Anonymous përmes një shkrimi në Twitter i ka dërguar mesazh presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e quajtur fashist.

“Web-faqja e Ushtrisë serbe është thyer. Fashisti Aleksandër, mos e humb kohën me qentë e tu. Ushtria juaj nuk mund të leh tani. Mos e nënvlerësoni as Anonymous, ne do t’ju vendosim zinxhirin”, është bërë e ditur në mesazhin e tyre.

Tani përmes llogarisë “Anonymous TV” ku bashkangjitur kanë të vendosur si ikonë flamurin e Ukrainës thonë se faqja e Vuçiqit vucic.rs ka rënë nga sistemi, ata gjithashtu i lanë presidentit serb edhe një mesazh.
“Nëse ai dëshiron të luajë me zjarrin, atëherë le të fillojmë”, kanë shkruar ata në postimin e tyre.

Ky veprim ka ardhur disa ditë pasi grupi i hakerëve kishte nisur një kërcenim përmes një video-mesazhi që i kishin dërguar Vuçiqit duke i thënë se Kosova nuk është e vetme por ka mbështetje./Insajderi

Asnjë koment

Comments are closed.