Flamuri kosovar ndriçohet në shatërvanin e Zagrebit
Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic ka shpërndarë një fotografi ku flamuri kosovar ndriqohet në shatërvanin e Zagrebit.
Krahas fotografisë së postuar në rrjetin social twitter, Barisic ka shkruar ‘Gëzuar ditën e pavarësisë’.
Po ashtu, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic i ka shkruar letër urimi për ditën e pavarësisë Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Kosova sot feston 14-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë.