29-11-2024

Flamurin paperspektiva e dërgoi në mërgim

Shkruan: Bashkim Kajdomçaj
Kjo shqiponjë (pikturë) është bërë nga Flamur Salihi, nga Arbana e Prizrenit.
Ai, ka përfunduar studimet master në Juridik, por që perspektivën, u desh ta kërkoj në Perëndim.

Ëndrra dhe shpresa për të jetuar, punuar e kontribuar për vendin e vet, iu shua kur në fund të vitit të kaluar migroi në Gjermani.

Mund të jetë një imazh i zog
Familja e ka të vetmin djalë, që as ajo por dhe as Flamuri s’kishin ëndërruar, që pas kaq vite lirie, shteti të pavarur, të marrë rrugën e kurbetit.
Madje, as shpresa e viteve të fundit për një të ‘ardhme prosperuese ‘, s’ mundi ta ndal.
Me shkollim superior, nuk gjeti dot punë, sepse nuk i takoi asnjë vie politike.
Arti, në Kosovë, ende është luks !
I lindur artist. Por, nuk e ndoqi ëndrrën e talentin për shkollën e artit.
Nuk e pati mundësinë.
Ai, vazhdoi me këmbëngulje, duke bërè qindra punime, pikturë, portrete e peisazhe në letër e pëlhurë, deri tek skulpturat.
Të gjitha me mund e sakrifica.
Kështu, nga dashuria për vendin, e punoi edhe këtë shqiponjë.
Flamuri, tashmë punon si punëtor krahu diku në Gjermani.
Kosova nuk i ofroi asgjë!
Krahas punës vazhdon edhe me artë.
Kjo shqiponjë, u punua nga ai ditë më parë në kurbet (Munih).
Nga dashuria që ka për vendin, pikturoi këtë shqiponjë.
Do ta titulloja : “Një shqiponjë për Flamurin”.
Urojmë që atje të ketë shëndetin, e krahës punës së krahut, të vazhdoj me talentin e artistit.
Këtu, askush sia vlerësoi,
as shkollimin e as artin !
Ishte i pa krahë, i pa ngjyrosur politikishtë.
Prandaj “iku”!
Tmerr !!!
Flamur, urime Festën e Pavarësisë së Kosovës-17 shkurtin !
Me shpresën që jo vetëm djem e vasha të reja, të mos e braktisin vendin, në emrin Tuaj (rini), Uroj më të mirën për Ju, jo jashtë, por në Kosovë !
Gëzuar 🇽🇰 !
P.S.

Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.

Asnjë koment

Comments are closed.