Flet mjeku nga Prizreni: Babai i pacientes më kërkoi të bëja aso sjellje!
Ditën e djeshme Indeksonline raportoi për gjuhën e rëndë që mjeku nga Spitali i Prizrenit kishte përdorur ndaj pacientes së tij, e cila kishe dhimbje të mëdha si pasojë e sëmundjes së Apendiksit.
Kurse, sot ka reaguar edhe mjeku në fjalë, Rrahim Ymeri duke i mohuar të gjithë akuzat. Madje, ai ka arsyetuar edhe tonin e lartë të përdorur duke thënë se ka marr leje nga prindi, në mënyrë që pacientja të jetë më e qetë.
Kurse, akuzat e familjarëve që mantel bardhi ka marrë 200 euro në këmbim që të fuste në operacion pacientën e cila vuante nga e ashtu quajtura “zorra qorre” i ka mohuar vet mjeku në një prononcim për Indeksonline.
“Nuk është e vërtetë që e kam kushtëzuar operacionin me dhënien e mitos, e as nuk kam marrë 200 euro” ka thënë ai.
Kurse, në fund të bisedës doktori Ymeri ka thënë se në Spitalin Rajonal të Prizrenit nuk ka ardhur asnjë ankesë nga ana e familjarëve për këtë rast, madje ai ka këshilluar që të telefonojmë edhe babain e pacientes në mënyrë që të marrim edhe versionin tjetër të ngjarjes.
Rikujtojmë që ditën e djeshme Spitali i Prizrenit ka dhënë njoftimin se kirurgu Rrahim Ymeri është larguar përkohësisht nga puna./Indeksonline/