Flet snajperisti i Koshares: Isha pjesë e ushtrisë amerikane, ja si u bashkova me UÇK-në
Sot shënohen 26 vjet nga Beteja e Koshares, një nga përballjet më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri. Më 9 prill 1999, luftëtarët e UÇK-së, të udhëhequr nga Brigada 138 “Agim Ramadani”, arritën të thyejnë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke hapur rrugën për furnizimin me armatim dhe mbështetje logjistike.
Michael Spath, ish-snajperist i UÇK-së, ka rrëfyer në Klan Kosova se si u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pas një periudhe në ushtrinë amerikane.
Ai kujton se iu desh të bënte shumë përpjekje për të bindur të tjerët për t’iu bashkuar luftës.
Më vonë, një person e ka kontaktuar dhe i ka thënë: “A do të pengonte nëse shkoje në front dhe të shihje se çfarë po ndodh?”. Të nesërmen, jam nisur”, tregoi Spath./RI