Fletëvotime “multikulti” në Prizren dhe Mamushë
Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) ka bërë të ditur të mërkurën se fletëvotimet në Prizren dhe Mamushë do të jenë edhe në gjuhën turke – vendim të cilin KDTP-ja e ka cilësuar “arritje të rëndësishme” për komunitetin turk në Kosovë.
Ky vendim ka ardhur pas ankesës së KDTP-së në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili më 10 dhjetor 2025 vendosi të pranojë kërkesën e KDTP-së për shtimin e gjuhës turke në fletëvotime, krahas gjuhës shqipe dhe serbe.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të hënën dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor./AP

