Florin Krasniqi: E kam financu për tri vjet VV-në, Albin Kurti e ka ndarë partinë
Ish-deputeti i VV-së, Florin Krasniqi ka qenë sot mysafir në emisonin PRESSING në T7.
Ai ka folur rreth rolit të tij dhe kontributin e tij në luftën e fundit në Kosovë, por edhe për bashkëpunimin që ka pasur me Lëvizjen Vetëvendosje.
Derisa ai ka treguar se gjithashtu ka financuar edhe VV-në para se ai të futej në këtë parti.
“Vetëvendosjen e kam mbështet edhe më herët, e kam financu tri vjet e para, çdo muj për dy vjet e gjysë i kam dhënë para kësaj partie para kyçjes sime”, ka thënë Krasniqi, përcjellë Indeksonline.
Ai ka thënë se para se hynte në politikë ka pas kontakte të rregullta me Albin Kurtin, por edhe të tjerët. Derisa me Kurtin ka pas mospajtime qysh në demostratën e madhe të 10 shkurtit.
“Kam pas mospajtime me Kurtin qysh në protestën e madhe. I kam thënë Albinit në burg që vendi po shkon në shkatërrim. Por, ai kur shkon në burg ka krenari të veçantë, ndihet si i rëndëishëm, më i rëndësishëm në burg se në politikë”.
Krasniqi tha se u largua nga Vetëvendosje pasi që kanë pas ambicie për revulucion më gjëra të dhunshme. Pavarësisht se ai tha se ka pas edhe pajtime me këtë parti.
“Ishin disa veprime të VV-së, dy raste p.sh I kanë marrë kamionat i rrotullojshin, njeri që në jetë të vet një ditë të vetme punë ska ba e ja rrotullon kamionit dikujt që i jep buk fmisë me qat punë.
I kam thanë Liburnit në sy me pas kanë unë e me ma marr kamionin të vras e as falje nuk kërkoj.
Ja kanë gjujt ngjyrën rektorit, po edhe me pas kanë armiku më i madh, s’është dasht me ba. Janë disa rregulla. Merrshin gurt me gju policinë se nashta ai ish me VV-në”.
Madje Krasniqi tha se është pikërisht Kurti ai ka ndarë Vetëvendosjen.
“VV-në e ka ndarë Albin Kurtin, Albini i ka pas 100 rrugë mos me shku deri në atë pikë. E kam dasht kombininim Albin – Shpend”.
Kujtojmë që Krasniqi në këto zgjedhje është rreshtuar dhe mbështet koalicionin PSD – AAK./Indeksonline/