24-11-2024

Fluks i lartë udhëtarësh drejt pikëkalimit Vërmicë-Morinë, kosovarët mësyjnë bregdetin shqiptar

Fillimi i muajit gusht ka nisur me një fluks të lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinës.

Më të shumtë janë qytetarët e Kosovës, që nisen drejt Shqipërisë. Ata thonë se nisen prej vitesh drejt bregdetit shqiptar për çmimet dhe shërbimin.

Të ardhur nga Gjermania e shumë vende të tjera, shqiptarët e Kosovës janë besnikë të bregdetit shqiptar. Kalojnë shtete të shumta, por destinacioni kryesor mbetet Shqipëria.

Lexo edhe:

“Plazhi i Shqipërisë është plazhi më i mirë në botë, nuk ka më mirë. Kemi dëgjuar që kanë ndryshuar çmimet, por ta shohim,” thonë një çift shqiptarësh, që ka kaluar mes Maqedonisë së Veriut nga Gjermania për të vizituar qytetet e vendlindjes.

“Kam dëgjuar për plazhet në Shqipëri. Vij për herë të parë. Jam nisur drejt Vlorës e shpresoj të më pëlqejë siç e kam parë në video dhe foto,” thotë një turist i huaj.

Vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 32 mijë shtetas.

Asnjë koment

Comments are closed.