FSK publikon listën me rezultatet e kandidatëve në testin fizik
Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar listën me rezultatet e arritura nga kandidatët që i janë nënshtruar testit fizik.
Testi fizik për t’u bërë pjesë e FSK-së u mbajt më 29 tetor.

100 kandidatë e kaluan testin, 66 dështuan të arrijnë rezultatet e synuara dhe 29 kandidatë munguan në testim.
Në njoftimin e publikuar nga FSK-ja bëhet e ditur se janë evidentuar edhe pesë raste diskualifikimesh, për shkak të mosplotësimit të kritereve.